Vetëvendosje në Prizren shpalosi disa nga prioritete e Qeverisë Kurti

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren: Arbër Rexhaj, Yllza Hoti, Artan Abrashi, Drita Millaku, Hajrulla Çeku e Dafina Alishani, para qytetarëve të Prizrenit shpalosën disa nga prioritetet dhe synimet kryesore Lëvizjes Vetëvendosje!

Fillimisht, Arbër Rexhaj, kandidati për deputet, foli për rimëkëmbjen e arsimit në vend, ndërsa disa nga prioritetet për rininë si dhe për inovacion dhe teknologji i shpalosi Yllza Hoti, kandidate për deputete.

Artan Abrashi, kandidat për deputet dhe njëherësh edhe Kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, shkoqiti disa prioritete nga Shteti i së Drejtës dhe luftës kundër krimit të organizuar. Mbrojtja dhe Mjedisi po ashtu janë prioritet i Qeverisë Kurti.

Këto prioritete i paraqiti Drita Millaku, kandidate për deputete, ndërkaq kandidati për deputet, Hajrulla Çeku, veçoi disa synime nga fusha e trashëgimisë kulturore dhe të turizmit, si forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik të vendit, Dafina Alishani, kandidate për deputete, para të pranishmëve paraqiti disa nga prioritetet nga fusha e shëndetit publik.

Të gjitha këto prioritete e synime të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse edhe të tjera që u shpalosën e do të shpalosen në vijim, do të arrihen vetëm me qeverisjen e Lëvizjes, të cilës do t’i prijë Albin Kurti, sepse Lëvizja Vetëvendosje! e ka vullnetin dhe përkushtimin, e ka programim më të mirë dhe kandidatët më të aftë e më të ndershëm.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit