3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

“Vetëvendosje” sot pritet të bëjë publike dokumentet për Gjykatën Speciale

VV-logo9-09Lëvizja “Vetëvendosje” të enjten (sot) pritet të bëjë publike të gjitha dokumentet e Gjykatës Speciale, të cilat janë kërkuar nga Komisioni Evropian dhe nga Ministria e Drejtësisë, që të jenë konfidenciale.

Burime të “Kohës Ditore” brenda këtij subjekti politik kanë thënë se nuk ka kurrfarë dispozite ligjore, e cila do të arsyetonte konfidencialitetin e tyre.

“Ne do t`i bëjmë publike këto dokumente për opinionin dhe do t`jua shpërndajmë edhe juve”, ka thënë ky burim.

Vetëvendosje ka paralajmëruar për orën 14:00 konferencë për media, lidhur me dokumentin e sjellur në Komisionin për Legjislacion të Kuvendin e Kosovës, mbi formimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.

Në Konferencë flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Dje, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kishte raportuar në Komisionin për Legjislacion, ku kishte kërkuar konfidencialitetin e dokumentet për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se dokumentet rreth themelimit të Gjykatës Speciale duhet të jenë konfidenciale dhe se kjo është kërkesë e Komisionit Evropian

Më Shumë

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

Lajmet e Fundit