19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Vetëvendosje thotë se ka dyfishuar votën e saj

Molliqaj-Hoxhaj-vv14Për Lëvizjen Vetëvendosje procesi zgjedhor është dukshëm më i mirë se ai i 2010-ës, me tendenca për manipulim të cilat, megjithatë nuk e dëmtojnë procesin.

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i VV-së ka thënë se ajo që mbetet shqetësim është pjesëmarrja e ultë e qytetarëve në zgjedhje. Kjo tregon për një pasivitet. “Procesin zgjedhor mund ta quajmë se është dukshëm më i mirë sesa ai i 2010-ës. Nuk mund t’u themi krejtësisht korrekte për shkak të tendencave dhe dukurive që nuk i lejojnë të quhen krejtësisht të lira dhe demokratike”.

Sipas tij, ajo që mbetet shqetësim kryesor i Vetëvendosje!-s është pjesëmarrja e ulët në zgjedhje. “Kemi rreth 43 përqind të pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Kjo pjesëmarrje tregon për një pasivitet të elektoratit në këto zgjedhje, për të cilën ne duhet të bëjmë një analizë më të thuktë”.

Molliqaj ka thënë se Vetëvendosje! është dyfishuar në këto zgjedhje, e po ashtu edhe në përqindje. “Kjo rritje vjen për shkak të konsistencës sonë në opozitë, po ashtu qeverisja jonë në Prishtinë e ka fuqizuar dhe rritur Vetëvendosje!-s. Kjo mbështetje e Vetëvendosje!-s është mbështetje e konceptit tonë të majtë politik, dhe kjo është gëzim për Kosovën, sepse një Vetëvendosje! më e fuqishme, do të ketë më shumë demokraci, transparencë dhe llogaridhënie dhe me mundësi më të madhe për të ndryshuar Kosova”, ka thënë ai.

Sipas tij, dalja e ultë në votime dhe dobësia e LDK-së e mbajnë një parti në pushtet e cila e ka dëmtuar Kosovën, meqë ka një keqqeverisje, probleme me ligjin, ka njerëz që kanë probleme me ligjin, me të kaluar kriminale. “Dobësia e LDK-së tregohet edhe në faktin se asnjëherë nuk i është bashkuar Vetëvendosje!-s për ta kushtëzuar Thaçin, për t’ia caktuar datën dhe për ta rrëzuar Thaçin. E dyta, është dobësi në alternativën dhe lidershipin që ofroi në këto zgjedhje, dhe sot nuk e kemi gëzimin e mjaftueshëm përkundër rritjes së madhe të Vetëvendosje!-s për shkak të fatkeqësisë se kemi pasur një opozitë të përçarë, që nuk e ka kryer detyrën e vet. Po të kishte qenë në opozitë edhe LDK-ja me ne, krejt pjesa tjetër e opozitës do të rriteshin dhe PDK-ja do të shkonte në opozitë. Kjo është fatkeqësia e vendit, por në kontekst ku jemi ka një shpresë shumë të madhe, sepse rritja e fitores së Vetëvendosje! nuk ka të ndalur dhe qytetarët do ta kuptojnë se cila është rruga që të rrëzohet PDK-ja, ashtu siç e kemi rrëzuar LDK-në nga qeverisja në Prishtinë.”, ka thënë Molliqaj.

Ylli Hoxha i VV-së, ka thënë se në bazë të rezultateve që kanë mbledhur komisionerët e tyre ka thënë se kjo parti ka fituar 16 për qind.

“Pas numërimit të 670 mijë votave, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë 16 përqind, AAK- 11 përqind, LDK- 29 përqind, PDK- 30 përqind, NISMA- 6 përqind dhe AKR nën 5 përqind. Këto rezultate që kemi janë ende jofinale dhe mund të kemi ndryshime, por jo më shumë se 1 përqind”, ka thënë Hoxha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

9 vite martesë! Anjeza Shahini e kujton me një seri fotosh përvjetorin e dashurisë!

Në vitet 2000, Anjeza Shahini ishte në kulmin e karrierës së saj si artiste, shumë e dashur për publikun, me zërin e saj. Por, jeta...

Përurohet objekti për qëndrimin ditor të pensionistëve në Mushtisht të Suharekës

Sot është përuruar zyrtarisht qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve në fshatin Mushtisht të Suharekës. Ky investim i rëndësishëm është mundësuar edhe  falë bujarisë së...

Lajmet e Fundit