Vetëvendosje tregon pse nuk iu bashkua LAN-it në kërkesën për 127-in

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e konsideron vendim politik të anshëm.

Përmes një njoftimi thotë se ky Aktgjykim nuk ka sjellë zgjidhje kushtetuese, por vetëm sa e ka kristalizuar dirigjimin politik i cili fillon nga zyra e Kryeministrit në ikje e deri në sallën e gjykimeve ku do të duhej të ndahet drejtësia.

“Për më tepër, ne besojmë se ky Aktgjykim ka cenuar rëndë thelbin e demokracisë e shprehur në aktivitetin e Kuvendit si institucioni më i lartë ligjvënës dhe deputetëve si trupi politik përfaqësues”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Prandaj, duke e konsideruar si aktgjykim politik, Vetëvendosje thotë se nuk mund të kërkojë sqarim as nga Presidentja e aq më pak nga Gjykata Kushtetuese, siç thonë, si institucion i kapur, andaj edhe nuk i jemi bashkuar kësaj iniciative të sotme.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit