Krasniqi (nuk) përfshihet në debatin për hajnat nëpër liga

Jakup Krasniqi14-12Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se nuk do që të hyjë në polemikat për korrupsionin e ligës së parë e të dytë, por thotë se ajo që duhet të thuhet është se fenomeni i korrupsionit në shoqërinë tonë është mjaftë i thellë.

“Pa dashur të hyjë në polemikat për korrupsionin e ligës së parë e të dytë, ajo që duhet të thuhet është se fenomeni i korrupsionit në shoqërinë tonë është mjaftë i thellë. Madje ai nuk shfaqet vetëm në formën financiare, por edhe në formën morale, politike etj.

Problemi është: A jemi të gatshëm si politikë, vendit dhe popullit tonë, t’ia dhamë drejtimin e duhur, pas gjithë shfaqjeve të shëmtuara te këtyre 15 viteve? A mund ta gjejmë një ekip të njerëzve të dijshëm, të dinjitetshëm e të përgjegjshëm që e benë kthesën e duhur për ketë vend. Kjo është çështja kryesore sot që kërkon zgjidhje të shpejtë! Unë akoma besoj që në Kosovë ka njerëz që e duan vendin dhe popullin e vet!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit