17.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Vetëvritet senatori francez i akuzuar për korrupsion

Senatori socialist Jean Germain i cili po gjykohej për shkak të korrupsionit gjatë periudhës kur ai ishte kryetar i bashkisë në rajonin Tours të Francës gjendet i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij.

Germain i cili po gjykohej me akuzën për korrupsion dhe i cili nuk u paraqit sot në seancën gjyqësore mendohet se ka kryer vetëvrasje.

Kanali televiziv francez BFM njoftoi se në dy letrat e gjendura në shtëpinë dhe në mjetin e senatorit theksohej se “E di që do të mërzisë ata që do të lë prapa, por nuk mund të duroj dot më gjuetinë e shtrigave sistematike të politikës ndaj meje dhe po ju lë lamtumirën”.

Pas mos paraqitjes së ish-kryetarit të bashkisë Jean Germain në seancën gjyqësore në orët e para të mëngjesit, avokati i tij kishte shprehur shqetësimet në lidhje me klientin e tij.

Ndaj 67 vjeçarit Germain ishte hapur një proces gjyqësor me akuzat për përfitime personale gjatë viteve 2007 dhe 2011 kur ai ishte kryetar bashkie. Theksohet se për korrupsionin ku ishte përfshirë Germain bëhej fjalë për një shumë prej afërsisht 700 mijë euro.

Më Shumë

Më 16 prill premiera e filmit “Karma”, do të shfaqet në Prishtinë e Prizren

Industria filmike në Kosovë po pasurohet me një tjetër projekt ambicioz. Filmi i metrazhit të gjatë KARMA, me regji dhe skenar nga Esat Fejza...

Peja barazon serinë, gjithçka vendoset në Suharekë

Peja ka rikthyer baraspeshën në çerekfinalen e “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 99:81. Pejanët zhvilluan një paraqitje të fortë...

Lajmet e Fundit