6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Victoria Nuland nuk do(n) të fotografohet me Kadri Veselin!

Vjen edhe befasia e parë në vizitën e zyrtares së lartë amerikane Victoria Nuland. Siç ka bërë të ditur shërbimi për media i Kuvendit të Kosovës, nga takimi mes Zonjës Nuland dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli nuk do të ketë as pamje e as fotografim, shkruan Gazeta Blic.

Në vijim komunikata zyrtare nga Kuvendi i Kosovës:

Njoftim lidhur me takimin e paralajmëruar të kryetarit Veseli me znj. Nuland

Gjatë takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me ndihmësen për çështje të Evropës dhe Azisë të sekretarit të shtetit, John Kerry, znj.Victoria Nuland, të paralajmëruar dje, ju njoftojmë se nuk do të ketë deklarime për media e as pamje.

Lidhur me takimin, do të njoftoheni nëpërmjet një komunikate.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.

Më Shumë

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë...

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Lajmet e Fundit