5.4 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

VIDEO | Bllokohet qendra e Moskës, hakerat dërgojnë 100 taksi me një adresë

Hakerët perëndimorë kundër luftës shkaktuan kërdi në rrugët e Moskës, kur shënjestruan një kompani taksie dhe dërguan dhjetëra shoferë në të njëjtën adresë në Hotel Ukraine.

Rreth 100 makina të verdha që punonin për Yandex Taxi, u rreshtuan në të njëjtën rrugë pranë Hotel Ukrainë, duke bllokuar korsitë, të enjten.

“Shoferët kaluan rreth 40 minuta në trafik për shkak të porosive të rreme”, tha një zëdhënës i Yandex Taxi, shkruan Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

“Algoritmi për zbulimin dhe parandalimin e sulmeve të tilla tashmë është përmirësuar për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen”.

Në mediat sociale, kalimtarët thanë se sulmi shkaktoi bllokime trafiku dy-orëshe në të gjithë Moskën.

Hotel Ukraina u ndërtua nga diktatori sovjetik Josef Stalin në vitet 1950 dhe është një nga shtatë kullat gotike rreth qendrës së Moskës.

Më Shumë

Totaj: Kariga ku ulej nana mbeti e zbrazët!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij dhe...

Në Bukosh përkujtohen dëshmorët e fshatit

Në fshatin Bukosh të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e vendit, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë. Kryetari...

Lajmet e Fundit