15.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Viets: Koha nuk pret – gjeni zgjidhjen më shpejt

Angelika VietsDëshiroj të ju kujtoj se koha po kalon dhe zgjidhja nuk pret më, prandaj duhet të merren vesh sa më shpejt. Për këtë jam e bindur.

Kështu thotë ambasadorja gjermane në Kosovë Angelika Viets në një intervistë të shkurtër për Radio Kosovën. “Janë mjaftë të pjekur si PDK-ja ashtu dhe opozita për të gjetur vetë një zgjidhje e cila do ta çonte vendin dhe proceset përpara. Ne mbesim në qëndrimin tonë që të mos përzihemi në imponimin e zgjidhjeve. Dalja nga kjo situatë pa ndihmën e ndërkombëtarëve e forcon demokracinë në Kosovë dhe e bënë më të pjekur për gjetjen e zgjidhjeve në situata krizash të ngjashme” tha Angelika Viets për Radio Kosovën.

Zonja Viets, Si e shihni daljen nga kriza politike ku ndodhet Kosova?
Angelika Viets: Besojmë se Kosova do të gjejë vetë zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë. Siç e dini koha po kalon, ka shumë obligime në radhë të parë është çështja e buxhetit që nuk pret dhe shumë obligime tjera pastaj. Presim që zgjidhja të gjendet javën tjetër ashtu siç këtë e dëshirojnë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Zoti Reichel nuk është këtu për të ndërhyrë në gjetjen e zgjidhjes?
Angelika Viets: Jo zoti Reichel është këtu për tu informuar nga dora e parë, pasi ai vet ka një lidhje të veçantë emocionale me Kosovën, sepse siç e dini ai ka qenë një kohë ambasador këtu. Ai udhëton shumë në rajon për shkak të detyrave që ka. Kështu pas Kosovë do të shkojë në Sarajevë. Me një fjalë, ai nuk është i përzier në këtë çështje

Atëherë cili është Qëndrimi i Qeverisë gjermane?
Angelika Viets; Kosova është demokraci e re dhe në bisedat që kemi pasur me të gjithë liderët, na kanë thënë se kanë nevojë për kohë deri sa të gjejnë një zgjidhje të pranueshme. E rëndësishme është qa ata të gjejnë vetë një zgjidhje të pranueshme që çon në forcimin e stabiliteti të vendit. Ne dëshirojmë që kjo zgjidhje të gjendet sa më shpejtë, ashtu siç këtë e dëshirojnë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kemi shumë obligime përpara, dialogun, perspektivën evropiane, buxhetin. A kanë politikanët e Kosovës luksin që të zihen mes veti dhe ta lënë kaq gjatë vendin pa institucione? Si duhet tani të veprojë PDK-ja dhe Blloku?

Angelika Viets: Janë mjaftë të pjekur si PDK-ja ashtu dhe opozita për të gjetur vetë një zgjidhje e cila do ta çonte vendin dhe proceset përpara. Ne mbesim në qëndrimin tonë që të mos përzihemi në imponimin e zgjidhjeve. Dalja nga kjo situatë pa ndihmën e ndërkombëtarëve e forcon demokracinë në Kosovë dhe e bënë më të pjekur për gjetjen e zgjidhjeve në situata krizash të ngjashme.

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde, sekuestrohet drogë dhe armë në Suharekë

Sektorin Rajonal i Hetimeve/Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekipe...

Edhe një grua në pozitë udhëheqëse në Dragash: Blerina Kamberi U.D. Drejtoreshë e Çerdhes

Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Blerina Kamberi U.D. të drejtoreshës së Çerdhes në Dragash, detyrë që ajo do ta ushtrojë deri...

Lajmet e Fundit