7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Visar Ymeri: Qeveria Kurti e ka nisur mbarë, mirë për Kosovën që e ka

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, që së fundmi ka themeluar një institut për politika sociale “Musine Kokalari”, ka vlerësuar se është mirë për Kosovën që është krijuar qeveria nga koalicioni LVV-LDK.

Ai beson se Qeveria Kurti ka nisur mirë punën në tri javët e para të saj, por mospublikimi i programit qeverisës, sipas Ymerit, nuk iu jep hapësirë për të kritikuar ata.

“Së pari mendoj që është shumë mirë që është themeluar Qeveria. Mendoj se është mirë për Kosovën që e kemi këtë qeveri, pasi që të dyja kanë vepruar së bashku edhe në opozitë. Në këtë trejavësh një mangësi mjaft e madhe është që nuk kemi një dokument që do të quhej planprogrami qeverisës”, ka thënë ai në emisionin “Blic InterView me Astrit Gashin”

Ish-bashkëpartiaku shprehet se Albin Kurti ka ndryshuar që nga marrja e funksionit të Kryeministrit, por këtë ndryshim, Ymeri e cilësoi si të gabuar.

“Gjatë këtij rrugëtimi politik unë kam parë që ka një ndryshim tek Albini. Unë mendoj që arsyeja e ndryshimit, për faktin se je bërë Kryeministër është gabim”.

Më Shumë

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”),...

Lajmet e Fundit