15.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Maj, 2024

Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Gazmend Freitag

Gjergj Kastrioti Skënderbeu është hero kombëtar i shqiptarëve, i këtij populli të lashtë dhe me histori shumë të veçantë, është figura më e madhe, është figura me të cilën identifikohen shqiptarët, është figura që i bën krenar, që i frymëzon në të gjitha fushat, pra edhe në art. Gjatë pesë shekujve, Skënderbeu ka qenë gjithmonë figura që i ka bërë bashkë shqiptraët, që i ka frymëzuar me atdhedashuri, me vullnet dhe me përkushtim për t’u bashkuar, sepse, siç thoshte edhe vetë Skënderbeu, të bashkuar bëhemi më të forte. Gjergj Kastriotit frenoi për 25 vjet agresivitetin e Perandorisë Osmane drejt Evropës në kufijtë e trojeve shqiptare,

Në vitin 2014 vizitova armët e Skënderbeut në muzeun historik në Vjenë. Kur e pashë helmetën dhe shpatën e Skënderbeut më përshkroi një rrenjqethje e madhe dhe e gjatë në tërë trupin. Ishte një ndjenjë lumturie e pa përjetuar kurrë më parë, para ndonjë objekti apo elementi kombtarë. M’u duk sikur e takova vet Skënderbeun! Ishte një takim imi me Skënderbeun pas 500 vjetesh!

Vetëm pas këtij takimi shpirtëror u pasqyrua te unë një frymëzim i madh për t’i pikturuar armët e tij. Nga fotot e bëra, që i shikoja gjithmonë,  ku dy vjet më vonë, pra në janar të vitit 2017, fillova të pikturoj me vaj që edhe zgjati gjysmë viti.

Përgjatë procesit të pikturimit, të armëve të Skënderbeut kam qenë i përmbushur me atë energjinë pozitive që morra nga vizita që isha në muzeum, ku qëndrova me orë të tëra.

Më preokupon edhe sot për pasardhësit e tij, kush janë dhe kah janë të shpërndarë nëpër botë.

Unë jam i lidhur shpirtërisht me heroin tonë legjendar Skënderbeun, ashtu edhe me shumë figura tjera kombëtare. Pos që janë inspirim në punën time, e ndjej një mburrje të madhe për ta bartur imazhin pozitiv të tyre me anë të artit.

 

Gjergj Kastrioti

Gazmend Freitag: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 2013, laps në letër, 56 x 42 cm

SKANDERBEG IN KRUJA | 2013, Bleistift auf Papier, 59,4 x 42 cm. EUR 500

Gazmend Freitag: Skënderbeu në Krujë, 2013, laps në letër, 59,4 x 42 cm

10-2

Gazmend Freitag: Shpata e Skënderbeut, 2016, tushe në letër, 59,4 x 42 cm

57

Gazmend Freitag: Helmeta dhe shpata e Skënderbeut, 2017, vaj në kanavace, 120 x 80 cm 

Advertisements

Report this ad

Më Shumë

Totaj priti zyrtarët turq të Bashkisë së Komunës së Gaziantepit

Kryetari i Prizrenit,  Shaqir Totaj priti sot zyrtarët turq të Bashkisë së Komunës së Gaziantepit të Republikës së Turqisë. Diskutimi kryesor u përqendrua në qeverisjen...

Rrokulliset kamioni në rrugën Shtime – Prizren, dy të lënduarit dërgohen në QKUK

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Shtime – Prizren, ku një kamion është rrokullisur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

Lajmet e Fundit