3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vjedhja e ndriçimit në autostradë, dukuri shqetësuese

AutostradaKabllot ndriçuese të Autostradës “Ibrahim Rugova” janë vënë në shënjestër të hajnave kosovarë të cilët edhe si destinacion që t’i shesin ato kanë zgjedhur Shqipërinë. Policia në Prizren pranon se numri i vjedhjeve të ndriçimit në udhën e kombit është shtuar dukshëm kohëve të fundit, ndërsa vozitësit thonë se udhëtimi në “Rrugën e kombit” është i vështirë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur është e pranishme mjegulla, ndërsa mungojnë dritat.

Jeton Halili me përkatësi turke është njëri nga qytetarët e Prizrenit të cilit shumë shpesh i bie të udhëtojë në autostradë, pasi që edhe punon në Prishtinë. Për këtë vozitës makine, udhëtimi është bërë i mërzitshëm sidomos orëve të natës, pasi që pothuajse e tërë autostrada është në terr.

Jetoni u bënë thirrje organeve të rendit që ti shtojnë patrullimet me qëllim që të parandalohen vjedhjet. Kabllot elektrike të vendosura në autostradë janë vënë në shënjestër të hajdutëve kohëve të fundit, të cilët pasi që i marrin ato ia mësyjnë Shqipërisë për ti shitur.

Një gjë të tillë për Radio Kosovën e konfirmon edhe zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Hazir Berisha. Berisha me këtë rast fton qytetarët e veçanërisht shoferët që e frekuentojnë autostradën që të bashkëpunojnë me organet e rendit me qëllim që të parandalohen këto vepra të shëmtuara prezente në autostradë të cilat janë bërë shqetësim për drejtuesit e automjeteve.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel "Adler". Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe...

Basketbollistja e Vitit, Aulona Muhadri: Ky çmim është një reflektim i gjithë ekipit

Basketbollistja e talentuar e KBF Bashkimi, Aulona Muhadri, u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë për vitin 2024' në ceremoninë prestigjioze Laureatët 2024....

Lajmet e Fundit