27.6 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025

Vjedhje masive në Vlashnje të Prizrenit

Fshati Vlashnje e Prizrenit, është bërë mbrëmë cak i hajnave, ku kanë plaçkitur dhjetë shtëpi.

Siç raporton TV Prizreni, ata kanë vjedhur mijëra euro dhe sasi të konsiderueshme të stolive të arit.

Vlashjanët janë të tmerruar me këtë rast, dhe shprehin shqetësimet e tyre karshi organeve kompetente për neglizhencë, sepse sipas tyre hajnat kanë vepruar ngjashëm edhe shumë herë të tjera, dhe deri më tani jo që nuk është arrestuar askush , por as nuk është bërë identifikimi i tyre.

Hajnat, sipas banorëve të Vlashnjes, përveç “gjahut” në rreth 10 shtëpi, janë munduar të vjedhin edhe në objekte të tjera të banimi, duke dëmtuar dyer e dritare. /TV Prizreni/

Më Shumë

Mëngjes i qetë në pikat kufitare, ja sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që ia mësynë Kosovën këtë mëngjes, pikat kufitare të vendit nuk u gjetën të ngarkuara. Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim...

Dëmtohen shtigjet e ecjes të Kalasë së Prizrenit

Megjithëse frekuentohet nga mijëra turistë vendorë e të huaj, Kalaja e Prizrenit nuk e ka mirëmbajtjen e duhur si objekt i rëndësishëm i trashëgimisë...

Jeta me harrimin

Lajmet e Fundit