Vjedhje në Malishevë

Persona të panjohur kanë arritur që me anë të forcës të depërtojnë në nj? shtëpi në fshatin Marali të Malishevës, ku kanë marrë stoli ari e pajisje elektro shtëpiake.

Pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se vlera e stolive kap shifrën e rreth 5 mijë eurove, ndërsa dëmi që iu shkaktua me vjedhjen e pajisjeve është rreth 1 mijë e 500 euro.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

 

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore pritet të merren posa të kapen të dyshuarit.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit