6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Vjedhje e rëndë edhe në Suharekë

hajni me maske_1Mbrëmë rreth orës 20:30 minuta, i dyshuari A. Bytyqi, shumë mirë i njohur për Policinë e Suharekës, ka vazhduar të kryej vjedhjen e katërt me radhë gjatë kësaj jave.

I njëjti është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Tek ky i dyshuar janë gjetur gjësende të vjedhura si mbathje sportive në vlerë rreth 120 euro dhe gjësende të tjera të cilat i janë kthyer pronarit.

Lidhur me aktivitetin kriminal të këtij të dyshuarit është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lihet i lirë ndërsa rasti të procedohet me procedurë të rregullt, njofton zëdhënësi i policisë në Prizren, kapiten Hazir Berisha.

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit