9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Vjen libri me poezi “Ylli i Çabratit“ i Rexhep Hoxhës

Këto ditë nga Shtëpia Botuese ‘Lugjet e Verdha’, Prishtinë, doli nga shtypi ‘Ylli i Çabratit’, përmbledhja me vjersha për të rritur e shkrimtarit Rexhep Hoxha, të cilat janë përmbledhur nga disa botime përmbledhjesh të botuara gjatë kohës dhe të parat nga ato të shkruara në vitin 1947.

Në parathënien e librit, me titullin, Bardi i letërsisë shqipe, shkrimtari Jusuf Buxhovi shkruan se Rexhep Hoxha është ndër shkrimtarët e pakt me vend të garantuar në letërsinë shqipe. “Madje, këtë vend nuk e ka “diku” e dosido, por në majat e saj. Romani “Lugjet e verdha” si dhe përmbledhja me poezi “Picimuli” janë antologjike edhe për faktin se ato si vlera letrare janë të paarritshme, ndërsa si prosede të papërsëritshme”, ka shkruar Buxhovi, në lidhje me botimin e këtij libri.

Buxhovi më pas ka thënë se në librin Ylli i Çabratit, autori Rexhep Hoxha sikur ndjen përgjegjësi që të nderojë dëshmoret e luftës nacionalçlirimtare, por edhe ata të luftës së fundit, me ç ‘rast ballafaqon heronjtë e së djeshmes me ata të të sotmes, duke i parë njëjtë në rrugën e idealit të lirisë, që nuk përfundon kurrë. “Këta të fundit, i identifikon me “Yllin e Çabratit”, një metaforë e një drite të amshueshme, e cila frymëzon me patriotizëm të gjitha gjeneratat. Ndër këta yje ai sheh Yll Morinën, Elton Zherkën, Permet Vulën dhe të tjerët, të cilëve ai u kërkon dritë. Kështu, shkrimtari, heronjtë e Gjakovës, i sheh edhe heronj të Kosovës”, ka shkruar më tej Buxhovi.

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Lajmet e Fundit