7.6 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Vjosa Osmani këtë javë publikon kandidaturën për kryetare të LDK-së

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, përfundimisht e ka ndarë mendjen që t’i hyjë garës për kryetare të LDK-së.

Siç merr vesh ORAinfo, Osmani kandidaturën e saj për të parën e LDK-së do ta zyrtarizojë gjatë kësaj jave.

“Pas një trysnie të madhe nga anëtarësia e partisë, Vjosa Osmani ka vendosur qe të kandidojë për kryetare te LDK-së. Ajo kandidaturën e saj do ta bëjë publike këtë javë”, ka thënë një burim i afërt me deputeten Osmani.

Sipas këtij burimi, nëse disponimi i anëtarësisë reflekton edhe të delegatët, atëherë padyshim që Vjosa Osmani do të fitojë garën për kryetare të LDK-së.

Ndërsa ka mohuar se Osmani mund të largohet nga LDK-ja nëse nuk arrin të zgjidhet kryetare.

Në garën për kryetar të LDK-së, Vjosa Osmani pritet të sfidohet nga kryetari i nderit të kësaj partie, Fatmir Sejdiu dhe kryetari aktual Isa Mustafa.

Nuk është përjashtuar mundësia që pjesë e garës të jetë edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së pritet të mbahet në fund të këtij muaji, ku pritet të zgjedhet kryetari, nënkryetarët dhe kryesia e re. /ORAinfo/

Më Shumë

Vjedhja e votave në Prizren, Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuar

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve në çështjen penale ndaj B.B., A.H., A.K., Gj.Sh.,...

Dalin pamjet e para, tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme në Prizren

Një tërmet prej 4.9 ballësh ka goditur Kosovën mbrëmjen e së martës. Epiqendra e tërmetit ishte zona Prizren-Shtërpcë, dhe thellësi hipoqendrore 5 km, ndërsa është...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit