17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Vlashnja e riteve të jetës

Imagjinojeni një grup njerëzish në parahistori që ulen te njëri prej tre shkëmbinjve që sot i quajnë Mrizi i Kobajës. Përpara kanë Lumëbardhin, që mu aty derdhet në Drinin e Bardhë i u bie kodrave për midis.

Dielli i rrah fort edhe këto kodra shkëmbore e edhe lumenjtë. Në hijen e këtij shkëmbi kryejnë rituale. Njeriu parahistorik është i vetëdijshëm se jeta është një cikël pjesë e të cilit janë edhe qielli, edhe e nëndheshmja. Drerin e kanë pjesë të simbolikës së tij.

Mesazhe nga kjo ata janë kujdesur që të na lënë si dëshmi pikërisht në këtë vend. Në Vlashnjë të Prizrenit, në mes të askundit. Atje ku pamja – mbase tingëllon si klishe – por vërtet është zor të përshkruhet me fjalë. E më shumë se ajo të çuditë arti piktural në tavanin e strehës së shkëmbit të mesëm nga tre sa qëndrojnë në nivel të njëjtë e ngjasojnë me njëri-tjetrin.

Njerëzit që sot jetojnë dinë për këto vepra tash e dhjetë vjet kur u zbuluan në vitin 2005. U identifikua një grup skematik prej 17 spiralesh të dimensioneve të ndryshme. Më e madhja e më e bukura është dyshe e me formë gjyzlykore. Një tjetër është me pika. Aty vërehet edhe një dre. Që kur u gjetën, njohësit e artit në gurë dhanë shpjegime për to.

Jo shumë larg prej aty në një tarracë lumore që vendasit e quajnë Gradishtë shtrihet lokaliteti arkeologjik i Vlashnjës. Në të u gërmua kohë pas kohe, për të nxjerrë më shumë se 1 mijë artefakte të veçanta pothuajse nga të gjitha periudhat historike, nga neoliti deri në mesjetë.

Spiralet e përfytyrimit të botës

Sociologu i kulturës, Shemsi Krasniqi, e ka pjesë të rëndësishme të studimit të tij gurin. Në këtë kontekst edhe artin në të. Përveç hulumtimeve në lokalitete tjera në Kosovë është marrë edhe me pikturat shkëmbore të Vlashnjës. Për të, spiralet e atjeshme kanë vlerë të veçantë për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Ato i takojnë artit parahistorik dhe janë unike në Kosovë, ndonëse spiralet si motive të artit shkëmbor gjenden në të gjitha kontinentet e botës”, thotë ai. /Koha Ditore/

Më Shumë

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos...

Lajmet e Fundit