Zemaj: Ministri Demolli po frikësohet ta përmend FARK-un

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli se s’po ka guxim të përmend eprorët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës siç janë Ahmet Krasniqi, Sali Çekaj e Agim Ramadani.

Zemaj ka akuzuar ministrin e LDK-së se u është nënshtruar eprorëve të SHIK-ut.

“Paramendo një Minister i LDK-së, si Minister i FSK-së, nuk ka guxim të theksoj në terminologjinë e tij fjalen FARK apo edhe të përmend emrat e Komandantëve si Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj si epror dhe bashkëluftëtare të Sali Çekajt e Agim Ramadanit.. Frika e tij nga eproret e SHIK-ut tregon ligësin dhe mashtrimin e elektoratit Rugovian.. Pavarsisht kësaj Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës do të jetësohen ashtu si vepra heroike e kolosëve të saj…”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Lajmet e Fundit