1.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Votohet reforma zgjedhore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan në parim projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. 86 vota ishin për. Kundër votoi deputeti Haki Abazi. Projektligjin e kanë mbështetur të gjitha partitë në Kuvend.Jo shpesh por në disa raste edhe ndodhë që partitë politike në Kosovë nga pozita e opozita, dakordohen për një çështje të caktuar.

Kështu, rasti i fundit i dakordimit të partive për një çështje të caktuar është ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ku në mënyrë të veçantë, mërgatës së madhe kosovare do t’i krijohen lehtësi për të votuar e për të thënë fjalën e saj.

Kështu, të gjitha partitë politike janë pajtuar që Projektligji për reformën zgjedhore, për të cilin thanë se duhet të kalojë. Kështu u deklaruan ata në seancën e së enjtes.

Adnan Rrustemi nga LVV-ja, parti kjo në pushtet, tha se si subjekt politik, e përkrahin këtë projektligj, duke paraqitur edhe ndryshimet e bëra. “Ky projektligj implikon secilin rekomandim të vëzhguesve të BE-së”, tha Rrustemi.

Për më tepër, ai tha se numërimi i fletë votimeve nga kandidatët nuk do të bëhet në vend votime.

“Do ta përmirësojë procesin zgjedhor dhe do të ndikojnë edhe ne forcimin e demokracisë”.

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh se partia në të cilën ajo bën pjesë, e mbështet projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Krejt kjo, siç tha ajo, duke marrë parasysh që komisioni ka marrë parasysh të adresojë të gjitha rekomandimet e BE-së.

“Ne si komision kemi arritur të kemi konsensus të plotë. Grupi Parlamentar i LDK-së e mbështet projektligjin”, tha ajo.

E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se janë tri momente që janë të rëndësishme në këtë rast. Ai tha se e para është një mësim që është marrë nga ky proces është se kur partitë politikë bëhen bashkë për një qëllim fisnik e reformë, ato i tejkalojnë partitë e interesat e veta dhe i japin Kosovës një ligj që ka konsensusin e plotë.

“E dyta, për ne është tepër e rëndësishme që janë eliminuar disa probleme teknike pro e kanë penguar demokracinë në vend. Heshtja zgjedhore është keqpërdorë. E kjo tani vlen vetëm prej hapjes së kutisë së votimit”, tha ai.

Kurse sipas Tahirit, çështja e tretë ka qenë vota preferenciale.

“Vendimi është marrë në arsyetim të thjeshtë, duke qenë se numërimi i votave për parti ndodhë në klasë dhe mbyllet kutia e pastaj ato shkojnë në një qendër komunale e më pas të gjithë do ta shohin numërimin e tani do të anashkalohet katrahura. Votat tani nuk do të numërohen votat në klasë dhe tjetra është e rëndësishme për motrat e vëllezërit në diasporë të cilët do të votojnë me postë, në diasporë dhe përfaqësitë tona diplomatike”.

Kështu, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mbështetur ia kanë dhënë dritën e gjelbër këtij projektligji në leximin e parë.

Sidoqoftë, në rast se janë pajtuar partitë në tërësi, kjo nuk do të thotë se janë pajtuar edhe të gjithë deputetët.

Një prej tyre, deputeti Haki Abazi, tha se Kosova ka numër të vogël të ambasadave e konsullatave.

Ai ka thënë se tentimi për ta paraqitur ambasadën si vend që u lehtësohet jeta, është manipulim.

Ai ka thënë se Projektligji i zgjedhjeve në përmbajtje është bërë sa për të thënë që ka pasur konsensus partiak por, sipas tij, në asnjë mënyrë për ta adresuar kualitetin e demokracisë.

 

Partitë dakordohen për Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme

Ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj, është paraqitur para deputetëve si një ligj i ri dhe për të cilin grupet parlamentare kanë pasur konsensus gjatë hartimit të tij.

Në emër të grupit punues për reformën e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, deputeti Abelard Tahiri, tha se nga 130 nene gjithsej, 92 janë rishkruar apo rihartuar tërësisht.

Ai tha se ky projektligj ka sjell si risi mundësinë e votimit për mërgatën e cila do të mund të votojë edhe në ambasadat e Kosovës në vendet ku jetojnë, por edhe është rritur vota preferenciale për kandidatë, nga 5 në 10.

“Projektligji përbëhet prej 21 kapitujve, derisa ka trajtuar rekomandimin e misionit të vëzhguesve të BE-së dhe faza e dytë rekomandimin e Grupeve Parlamentare”, tha Tahiri.

Ai tha se nga BE-ja, janë trajtuar 40 rekomandime që kanë të bëjnë me zgjedhjet nacionale.

Sipas tij, për këtë projektligj ka pasur një konsensus politik si nga pozita ashtu edhe opozita.

Në seancën ku po shqyrtohet në lexim të parë Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës janë të pranishëm edhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada Amerikane të cilët kanë ndihmuar ligjvënësit e Kosovës për hartimin e këtij projektligji.

Më Shumë

Kanosi dhe ofendoi policët, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar policët. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...

Neymari thotë se ai dhe Messi u trajtuan padrejtësisht nga fansat e PSG-së

Neymari ka folur së fundmi se si e kishin trajtuar fansat e Paris Saint-Germainit atë dhe Lionel Messin sa kishin qenë te ky klub. “Dy...

Lajmet e Fundit