6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Vrasja në Kamëz, ndalohen dy të dyshuarit. Dëshmia në polici

Dy autorët e dyshuar të grabitjes në një dyqan ushqimor në Kamëz, ku mbeti i vrarë 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij Merita Buci 44 vjeç, janë ndaluar mëngjesin e sotëm nga policia e Tiranës.

Uniformat blu thonë se dy autorët e vrasjes së 53-vjeçarit Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij, janë dy persona, që të dy banorë të zonës ku ndodhej aktiviteti që ushtrohej nga familja Buci. nuk bëhet ende publik identiteti i tyre, por burime nga policia thonë se ata janë të moshës nga 25 deri në 28 vjeç.

Sipas burimeve policore, gjatë dëshmisë në polici, njëri nga autorët ka pranuar krimin dhe ka pohuar se armën e kishin për të trembur çiftin Buci për t’i grabitur paratë. “Donim që t’i trembnim të na jepnin lekët. Nuk donim të vrisnim njeri”, – mësohet të ketë thënë ai.

Dy grabitës të maskuar, hynë të mërkurën në mbrëmje në dyqanin e familjes Buci, duke kërkuar paratë e arkës nën kë5rcënimin e armëve të zjarrit.

Gruaja e pronarit, 44 vjeçarJa u përball me dy persona të maskuar dhe me kapele të veshur sportiv. Pasi i kërkuan paratë, gruaja u ka thënë se nuk kishte lekë, ndërsa mori një thikë e tentoi t’i godiste.

Në këtë moment autorët e qëlluan në këmbë me dy plumba pistolete ndërsa djali i saj 6 vjeç u ul poshtë tavolinës.

Pasi dëgjoi të shtënat dhe ulërimat e bashkëshortes, Agim Buci mbërriti menjëherë në dyqan e tij dhe tentoi t’i hiqte maskën njërit prej autorëve. Nga një distancë fare e shkurtër, ai u qëllua për vdekje në gjoks me pistoletë.

Në arkë nuk kishte më shumë se 9.600 lekë të xhiros ditore. Fqinjët e familjes Buçi u shprehën të tronditur për ngjarjen.

Policia thotë se ka shoqëruar në total deri më tani 27 persona në total, ndërkohë që më herët ofroi 5 milionë lekë shpërblim për këdo që ofronte informacion për autorët e grabitjes së marketit.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit