5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vrasjet ndryshojnë shifrat e krimit në Prizren

Pesë viktima në tri raste të vrasjeve karakterizuan çerekun e parë të këtij viti në rajonin e Prizrenit.

Pos këtyre incidenteve, që tronditën opinionin kosovar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, veprat tjera kriminale kanë shënuar rënie.

Po ashtu ulje ka edhe te aksidentet fatale në trafik, pasi nga janari e deri në mars, për dallim nga viti 2014 kur pësuan 5 persona, sivjet është regjistruar vetëm një rast vdekjeje.

Duke marrë përgjithësisht raportet zyrtare të Policisë Rajonale për tre muajt e parë të vitit flasin për ulje të numrit të veprave penale, pos atyre që kanë të bëjnë me vrasjet.

Veprat tjera kriminale përfshirë vjedhjet, grabitjet, si dhe aksidentet në trafik shënuan rënie në periudhën janar-mars 2015.

Zyrtarët policorë flasin për rritje të zbulueshmërisë së autorëve të implikuar në vepra të kundërligjshme…/zeri/

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit