6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Vrau vajzën dhe e groposi në oborr, jepet dënimi për shqiptarin në Greqi

Dënohet me burgim të perjetshem nga gjykata e Thesprotise ne Greqi, shqiptari Aleko Petro, i cili vrau vajz?n e tij. Krimi i rëndë ndodhi në janar të 2019-ës në Korfuz.

52-vjeçari nga Berati paasi vrau vajzën e tij, Anxhelina Petro, e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku jetonte. Gjithashtu atij iu shtua një denim prej 30 muajsh për armembajtje pa leje dhe përdorim të armës si dhe 1000 euro gjobë.

Avokati i tij, Vasileos Nulezas tha se do ta apelonte vendimin. Si deshmitare ne gjyq u paraqiten i dashuri afgan i Anxhelines dhe gruaja që e kishte pagezuar ate. Nëna e vajzës, e cila jeton në Berat, nuk mundi të shkonte në gjyq për shkak të ndalimit te hyrjes ne Greqi nga situata e COVID-19.

Linja e mbrojtes se Avokatit Nuleza, u bazua tek nenet 34 dhe 36 te Kodit Penal, me pretendimin se i akuzuari nuk kishte qëllim të kryente krimin në gjendje te qete mendore, por për shkak të zemerimit pas sherrit me vajzen, kishte pesuar tronditje psikike. /BalkanWeb

Më Shumë

Shannon Shorter i bashkohet Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit amerikan Shannon Shorter. Lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare pritet të sjellë forcë, stabilitet dhe lidership në repartin...

Arben Gega: Suhareka, degë e vetme e PDK-së me rritje të votës në nivel vendi

Arben Gega, përfaqësues i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28...

Lajmet e Fundit