4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Vreshtarët nga Rahoveci ankohen për mungesë tregu

Për Ferit Metkamberin, vjelja e rrushit është biznes familjar.

E në kohën e vjeljes së rrushit, Feriti nga Rahoveci, thotë se sheh mundësin të angazhoj edhe punëtorë.

Ndërsa, si rrallë herë ky vit për të ishte pa dëme atmosferike, që ia mundëson edhe kualitet më cilësor të rrushit.

E vështirësi thotë se e ka në treg.

Rahovecasi thotë se këtë vit aplikoi edhe për subvencione, por që pare nga shteti ende nuk ka marrë.

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Berat Duraku, i tha televizionit përmes telefonit se është njoftuar nga niveli qendror për kryerjen e disa pagesave të grandeve bujqësore, por që nuk posedojnë ndonjë listë me fituesit eventual.

Klani pyeti për çmime disa nga shitësit e rrushit në rrugët e Rahovecit, ku për një gajbe ato varionin nga dy deri në katër euro./Klan Kosova/

Më Shumë

Kërcënohen punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka reaguar publikisht pasi punëtorët e inspektoratit të saj janë përballur me kërcënime dhe ofendime nga një konsumator...

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Lajmet e Fundit