11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Vriten 42 ushtarë në Jemen

Së paku 42 ushtarë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur, nga disa sulme me bomba kundër forcave të qeverisë së Jemenit, në vendin Mukalla, që dikur ishte bazë e al-Kaidës.

Për këtë sulm të djeshëm përgjegjësinë e ka marrë ISIS-i. Zyrtarët jemenas kanë thënë se cak i sulmeve ishin zyrat e inteligjencës, kazermat ushtarake dhe postblloqet, derisa ushtarët dhe personeli i sigurisë, përgatiteshin për Iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit, raporton REL.

ISIS-i dhe al-Kaida i kanë zgjeruar aksionet në Jemen, duke e shfrytëzuar kaosin në këtë vend për shkak të luftës civile. Në këtë konflikt, kryengritësit shiitë huthi luftojnë kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të presidentit, Abd Rabu Mansour Hadi.

Në bisedimet për arritjen e paqes ndërmjet dy palëve është arritur progres i vogël.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit