12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vriten njëmbëdhjetë taksistë

Armë pushuesit në Afrikën e Jugut, kanë qëlluar për vdekje 11 shoferë të taksive që ishin duke u kthyer në në Johanesburg nga funerali i një kolegu në Këa-Zulu Natal, tha një zëdhënës i policisë të dielën.

Shoferët, të cilët ishin anëtarë të shoqatës së taksive të Gautengit, ishin në një minibus që voziste përgjatë rrugës R74, kur persona të armatosur të panjohur hapën zjarr.

“Ishin 11 të vdekur dhe katër u plagosën rëndë dhe janë në spital”, tha zëdhënësi i Këa-Zulu Natal Jay Naicker, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Express.

“Ne e kuptojmë se ata ishin nga shoqata e taksive në Gauteng. Ka pasur shumë dhunë të taksistëve në këtë zonë, por ende po hetojmë se kush ishin autorët”, tha ai.

Taksitë e minibusëve janë forma më e popullarizuar e transportit në Afrikën e Jugut dhe dhuna është e zakonshme nga grupet rivale që konkurrojnë për mbizotërim në rrugët profitabile.

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Lajmet e Fundit