5.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Vritet reperi i njohur amerikan

Reperi kanadez, Smoke Dawg, është vrarë pas një sulmi të armatosur në Toronto.

Ngjarja ndodhi në Queen West, kurse CP24 raporton se dëshmitarët kanë dëgjuar breshëri plumbash afër klubit të natës Cube pak para orës 20:00 të shtunën.

Dy viktimat e gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore thuhet të jenë dërguar menjëherë në spital dhe një prej të cilëve më vonë edhe vdiq.

Policia nuk ka konfirmuar kush është i vrari, por shoku i Smoke Dawg, Mustafa The Poet ka konfirmuar në rrjetet sociale se reperi 21 vjeçar është vararë.

 

“Dita më e keqe e jetës time, disi gjithnjë e gjej vete në një të keqe të re. Smokey shkoi, lutjet tona e qofshin me të në qiell”, ka shkruar ai.

Edhe reperi Puffy po ashtu kujtoi reperin në Instagram ashtu sikurse Drake, që po ashtu postoi disa fjalë për reperin.

Më herët gjatë javës Smoke lansoi këngën “Fountin Freestyle”.

Vrasja e Smoke Daëg vjen pas vrasjes së reperit tjetër të njohur XXXtentacion në Florida gjatë muaji qershor.

Më Shumë

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

Lajmet e Fundit