3.2 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Vuhan fillon të dalë nga izolimi

Qyteti i Kinës Vuhan, ku koronavirusi është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, është rihapur pjesërisht, pas më shumë se dy muaj në izolim.

Njerëzit tani lejohen të hyjnë në Vuhan, por jo të dalin.

Qyteti i provincës Hubei, me 11 milionë banorë, është izoluar në janar.

Media shtetërore e Kinës ka publikuar fotografi të një treni pasagjerësh, duke arritur në Vuhan pas mesnatës.

Pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë së Vuhanit është rihapur po ashtu, ndërsa disa qendra tregtare do të rinisin punën javën e ardhshme.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, 3,299 njerëz kanë vdekur në Hubei pas diagnostimit me koronavirus.

Më Shumë

Arrestohet në kufi kosovari i dyshuar për trafikim droge, kërkohej nga Finlanda

Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është kapur nga policia kufitare në hyrje...

Specialja liron me kusht Isni Kilajn

Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga...

Lajmet e Fundit