Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Forcat e Armatosura të Kosovës për Serbinë janë krejtësisht të papranueshme. Ai ka thënë se Serbia nuk e ka ndërmend që në kuadër të dialogut, ose në ndonjë mënyrë tjetër, të bisedojë për këtë çështje.
“Janë të gabueshme interpretimet se ne po kërkojmë ndonjë aneks. Ne nuk kërkojmë asnjë aneks (të Marrëveshjes së Brukselit). Ne nuk kërkojmë kurrfarë aneksi ose negociata për Armatën e Kosovës, s‘ ka Armatë Kosove”, ka thënë Vulin për Tanjug, transmeton Koha.
Ai ka sqaruar se Serbia nuk ka hequr dorë nga kërkesa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të KB-së për këtë çështje dhe ka shtuar se nuk varet nga Serbia se kur do të mbahet ajo.
Qeveria e Serbisë, ka thënë Vulin, nuk e ka ndryshuar qëndrimin se formimi i Forcave tëe Armatosura të Kosovës është absolutisht e papranueshme sepse Beogradi bazohet fuqimisht në Rezolutën 1244 dhe sipas kësaj rezolute nuk është e mundur që forcat e sigurisë të shndërrohen në forca te armatosura.
“Rreth e përqark Kosovës është situatë krejtësisht e qetë. Serbia nuk do ta sulmojë territorin e vet. Shqipëria dhe Maqedonia me siguri nuk do ta sulmojnë Kosovën. Nga kush kanë për t’u mbrojturat ata? Ai territor është nën garancitë më të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare dhe formimi i çfarëdo ushtrie të Kosovës do të paralajmëronte mundësinë e konflikteve ndëretnike”, ka thënë Vulin, duke shtuar se formimi i FAK do të krijonte armiqësi të hapët me serbët në Kosovës e që do të do të kishte pasoja të paparashikueshme.
Vulin në këtë adresim i ka porositur politikanët serbë të Kosovës që të kundërshtojnë formimin e FAK-ut.