6.5 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

VV –BD: Prizreni nuk do të bëhet Gore

Grupi opozitar VV-BD në Prizren, sot ka mbajtur mbledhjen e saj të parë pas arritjes së marrëveshjes për të vepruar si një trup i përbashkët në Kuvendin e Prizrenit, ku janë shpalosur qëndrimet që do t’i kenë ata në mbledhjen e së enjtes të Kuvendit të Prizrenit.

Një pjesë e grupimit opozitar, sot para mediave ka folur rreth pikave që do të debatohen në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Prizrenit. Njëra ndër pikat që është veçuar si më interesante është ajo që ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit të Strategjisë për Komunitete dhe Kthim për periudhën 2016-2020,

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në bazë të vlerësimeve të para paraqiti vërejtjen rreth asaj se në këtë strategji kërkohet ndërtimi i objekteve të veçanta për të rikthyerit e komunitetit serb.

Ndërkaq, Skender Susuri nga Bashkimi Demokratik, rreth kësaj çështje tha se nuk do të lejojmë assesi që edhe në Prizren të punohet me planprograme të Serbisë sikurse është duke ndodhur në zonën e Gorës së Dragashit.

Arbër Rexhaj, nga Lëvizja Vetëvendosje tha se mbajtja e këtyre takimeve para zhvillimit të seancave tashmë do të bëhet praktikë, në shërbim të transparencës së qëndrimeve që do t’i kemi si grupim i përbashkët në seancat e Kuvendit.

Rreth pikave të tjera të parapara për seancën e së enjtes, ata thanë se do t’i shqyrtojnë me përpikëri dhe do të debatojnë për to si dhe do të bëhen publike miratimet e tyre ose jo. /TV Prizreni/

Më Shumë

Albulena Balaj-Halimaj uron Shaqir Totajn: Bashkë do ta çojmë përpara Prizrenin

Ish-kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar pas përfundimit të balotazhit në këtë komunë, duke uruar kandidatin fitues të...

Totaj e Abrashi në garë për të dytën herë për Prizrenin

Në qytetin që është i dyti më i madh në vend, Prizreni, në garë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë shkuar Shaqir...

Lajmet e Fundit