3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

VV bënë homazhe në Prekaz dhe qëndron në kullën e Jasharëve

VV-kulla e JashareveVizitat në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, dhe në familjen Jashari, me rastin e përvjetorit të 6 të shpalljes se pavarësisë së Kosovës, kanë filluar nga një delegacion i Lëvizës Vetëvendosje.

Delegacioni i udhëhequr nga nënkryetari Glauk Konjufca, pas homazheve në varrezat e heronjve ka qëndruar edhe në kullën e Familjes Jashari, ku është pritur nga përfaqësuesi i familjes, Murat Jashari.

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se “vizita në Prekaz është rast i mirë për të rikujtuar projektin e madh të atyre që trasuan rrugën nëpër të cilën duhet të realizojmë idealet e dëshmorëve”, ndërkaq Gani Krasniqi (nga kryesia qendrore) ka thënë se “sinonim i sakrificës është familja Jashari, para së cilës përulet gjithë populli shqiptar, raporton korrespodenti i “Kohës Ditore”.

Nikoqiri, Murat Jashari, ka thënë se sakrifica i takon gjithë popullit shqiptar pa dallim ku ata janë dhe ka shprehur mendimin e tij se ka pasur mundësi të bëhet akoma më shumë në realizimin e synimeve shekullore dhe është shprehur i brengosur për aktualitetin.

“Ndodhemi në një situatë të cilën nëse nuk e tejkalojmë shpejtë dhe si duhet pasojat mund të jenë shumë të mëdha. Në shoqëritë ku tranzicioni zgjatë shumë pasojat jo vetëm se janë të paparashikueshme por edhe e dobësojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Jashari.

Më Shumë

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Lajmet e Fundit