Veseli në Prizren: Me punë do ta ndalim emigrimin ilegal

Kadri VeseliKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se institucionet do të punojnë për të parandaluar emigrimin ilegal. Ai kërkoi nga qytetarët që të kenë durim edhe pak deri në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Tani Kosova ka një qeveri stabile dhe të përkushtuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Fokusi i përbashkët është krijimi i ambientit tërheqës për investitorë të huaj, si dhe mbështetja e bizneseve vendore me qëllim të zhvillimit të ekonomisë së vogël dhe të mesme, për t’i thënë stop migrimit të të rinjve”, tha Veseli në Prizren.

Kryetari Veseli sot ka vizituar qytetin e Prizrenit. Ai përvec me kryetarin e Komunës Ramadan Muja, ka mbajtur një takim edhe me qytetarët e këtij qyteti.

Veseli ju ka premtuar qytetarëve të Prizrenit, se institucionet do të punojnë për të përmisuar jetën e tyre. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit