4.9 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

VV-ja kërkon mbështetje në lagjen e”Ademajve” në Zhur

ademajveLëvizja Vetëvendosje! në Prizren vazhdoi takimet nëpër lagjet e fshatit Zhur. Kandidati Arbër Rexhaj bashkë me kandidatët për Ansamblenë Komunale vizituan lagjen e “Ademajve”. Në takimet me banorët ata  kërkuan mbështetjen e tyre për ta jetësuar alternativën e Lëvizjes Vetëvendosje! për komunën e Prizrenit. “Kërkojmë mbështetjen tuaj për ta dëshmuar vetën. Alternativa jonë është përgjigje konkrete për hallet dhe problemet tuaja të përditshme. Në vend të premtimeve boshe dhe mesazheve triumfaliste  të subjekteve tjera, ne ofrojmë zgjidhje konkrete për probleme të caktuara”, tha  Rexhaj.

Ndërkaq, Liburn Aliu, tha se  se ndryshimi politik në Kosovë fillon si frymë dhe kurorëzohet si organizim dhe mobilizim i qytetarëve të pakënaqur.” Ky moment shënon vetëdijen e ngritur dhe vullnetin për ndryshim të secilit prej neve. Prandaj ne sot kërkojmë që ta mbështetni Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatin e tonë Arbër Rexhaj. Vetëm së bashku mund ta bëjmë ndryshimin”, tha Aliu./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Frika e Elitave nga Vetëvendosja Politike

Albatros Rexhaj Në demokracitë e brishta, momentet kur institucionet politike duhet të marrin vendime të vështira kanë një vlerë matëse të jashtëzakonshme. Ato tregojnë jo...

Muharremaj betohet si kryetar i Suharekës për mandatin e tretë

Bali Muharremaj ka dhënë sot betimin si kryetar i Komunës së Suharekës, duke nisur zyrtarisht mandatin e tij të tretë në krye të komunës....

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit