VV: Kurti u sulmua nga policia

Tek porta kryesore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dy persona me veshje civile, të cilët po rrinin me pjesëtarë të Policisë, dhe që ne dyshojmë se janë policë, gjuajtën me vezë deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, thuhet në njoftim të Vetëvendosjes që pak më parë iu dërgua medieve me rrugë elektronike.

Njoftimi i VV shton se më 17 shkurt persona të policisë kanë gjuajtur me shishe, për të provokuar masën dhe më 19 shkurt persona të policisë ia nisën të sulmojnë opozitën.

Është fatkeqësi kur pushteti nis të përdorë metodat protestuese të opozitës. Sepse opozita nuk përdor polici për të shtypur ata që “protestojnë” kundër saj në mbrojtje të diktaturës, përfundon njoftimi.

Sulmohet Albin Kurti

Është sulmuar deputeti i LVV Albin Kurti me vezë në hyrje të kuvendit, nga dy persona të panjohur. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arritur ta arrestoj njërin prej tyre. Ndërkaq tjetri ka arritur të ikë./ZËRI

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit