6.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

VV në Suharekë: Shembullin e Prishtinës do ta sjellim edhe këtu

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal të Komunës së Suharekës, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë ku nga afër folën për, siç thuhet në komunikatën e VV-së, “ndryshimet rrënjësore që ka bërë z.Vitia në Prishtinë dhe mundësinë që një praktikë e tillë të sillet edhe në komunën tonë”.

“Me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje do të funksionalizohen të gjitha QMF-të nëpër fshatra me ç’rast banorët nuk do të kenë nevojë që për shërbime elementare të vijnë në qytet. Në kuadër të shëndetësisë poashtu do të bëhen vizita të rregullta sistematike mjekësore e stomatologjike në të gjitha shkollat për klasat 1 dhe 5 dhe, do të kryhet procesi i dezinsektimi në të gjithë territorin e Komunës me kalendar të rregullt”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Lajmet e Fundit