20.2 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

VV në Therandë: Qeverisja e Asllanajt, sikurse qeverisjet e kaluara

VV ne Suhareke14-30Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Therandë mbajti sot konferencë për media ku u fol për problemet me të cilat u ballafaqua Theranda gjatë vitit 2014.

Asambleisti i VV-së, Leonard Shala tha se kjo qeverisje lokale nuk dallon nga qeverisjet e kaluara, ngase edhe kjo karakterizohet me mungesë të transparencës, me nepotizëm dhe me mungesë të llogaridhënies.

“Qysh në ditët e para të qeverisjes së Sali Asllanajt, ka pasur shkelje të ligjit. Dhënia në shfrytëzim të bufesë në Komunë; dhënia në shfrytëzim të pronës komunale duke mos i përfillur procedurat dhe duke mos respektuar ligjin, fjala është për 16 ari pjesë e stadiumit të qytetit; e të ngjashme, ishin vetëm disa nga shkeljet e para”, tha Shala, duke shtuar se shkeljet kanë vazhduar me punësimin e familjarëve të Kryetarit Asllanaj, pa i plotësuar kriteret e nevojshme.

“Buxheti për vitin 2015 është hartuar në fushatë zgjedhore, dhe kanë pasur për qëllim rritjen e votës klienteliste”, tha ndër të tjera Shala. “Dështimin më të madh kjo qeverisje e Asllanajt e ka bërë me dhënien e tenderëve. Në periudhën janar-shtator 2014, nga 126 kontrata të nënshkruara publike 70 prej tyre janë dhënë me procedurë të kuotimit, që nënkupton projekte me vlerë nën 10 mijë euro, ku për një projekt janë ndarë disa kuotime në vend që ato të përfshiheshin në një projekt të vetëm”.

Asambleistja Zana Basha tha se në Kuvendin Komunal vazhdimisht kemi mbrojtur interesat e qytetarëve, duke mos votuar asnjë projekt apo vendim që nuk ishte në favor të qytetarëve.

“Ne nuk i kemi ndaluar tubimet me qytetarë duke i njoftuar ata rreth zhvillimeve në asamble dhe në Komunë duke u munduar të jemi sa më transparent me qytetarët tanë. Mirëpo, transparenca nga qeverisja komunale ka munguar tërësisht”, theksoi Basha, duke shtuar se janë mbajtur vetëm dy tubime publike me qytetarë nga Komuna, edhe ato fare formale, sepse pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët dhe të pranishëm ishin vetëm kryetarët e nëndegëve të LDK-së, ngase njoftimet nuk kanë qenë me kohë. Ajo përmendi edhe kërkesat që iu kanë shkuar drejtorive të ndryshme, për shumë prej të cilave ende nuk kanë marrë përgjigje.

Lidhur me punësimin nepotist në këtë Komunë, sidomos në Drejtorinë e Arsimit, foli aktivistja Vlora Bytyqi. Ajo tha se në të gjitha konkurset që janë hapur nga komuna, ka pasur parregullsi.

“Çdo herë janë punësuar militantët e LDK-së. Për një vit, ky pushtet nuk bëri asgjë për t’u përmirësuar në këtë drejtim, veçse po vazhdon me avazin e vjetër. U bëjmë thirrje qytetarëve të Therandës që së bashku ta ngremë zërin kundër padrejtësive të shumta të pushtetit aktual. Nuk mundet që secili i punësuar të qëlloj rastësisht i LDK-së. Ky punësim është me plan, plan ky shumë i padrejtë për qytetarët e tjerë të Therandës”, tha ndër të tjera Bytyqi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policja në Prizren vetëplagoset me armë zjarri

Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmë, pas orës 23:00 në Prizren, në rrethana akoma të paqarta. Policja ka pësuar plagë në gju dhe është dërguar...

Trajneri i Bashkimit flet para ndeshjes me Trepçën: Askush s’është i pathyeshëm, ne do ta fitojmë trofeun

Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fundit dhe tashmë ka nisur seria finale. Pas një super sezoni, Klubi Basketbollistik, “Bashkimi” dhe “Trepça”, kanë...

Lajmet e Fundit