15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

VV shpallë zgjedhjet e brendshme për deputetë, mund të kandidojnë të gjithë anëtarët

Reshjet shkaktuan dëme në bujqësi dhe ekonomi familjare në Rahovec
Subjekti politik VV ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare të kësaj partie në FB.

Tutje thuhet se në secilën Qendër të VV’së janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

Ky është njoftimi i plotë:

Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Prishtinë

10.01.2021

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm

Lëvizja VETËVENDOSJE!

 

Më Shumë

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Slloveni

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Slloveni, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila...

Gjoni Palokaj drejt titullit në OKTAGON MMA — Lufta kryesore në Hannover më 13 shtator

Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse (MMA), Gjoni Palokaj, është gati të shkruajë kapitullin e radhës në karrierën e tij premtuese. Me një rekord...

Lajmet e Fundit