2.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Shkurt, 2025

Weltwoche: Thaçi deri në fund të vitit mund të dalë para Gjykatës Speciale

Thaci14-17aRevista zvicerane “Weltwoche”, e cila njihet për kursin e saj të ashpër kundër të huajve në Zvicër, në numrin e fundit ka botuar një tekst të gjatë dhe tepër kritik mbi gjendjen në Kosovë. Revista shkruan se për shkak të krimeve eventuale të luftës të kryera nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kryeministri në largim Hashim Thaçi mund të nxirret para një Gjykate Speciale.
“Weltwoche” shkruan se kjo mund të ndodhë deri në fund të këtij viti, pasi parlamenti kosovar nën presionin e BE-së dhe SHBA-ve ishte i detyruar të votojë themelimin e Gjykatës Speciale. Revista citon raporte të shërbimeve sekrete, të cilat Hashim Thaçin e përshkruajnë si “bos të nëntokës së Kosovës”.

Revista thekson se përkundër faktit që pushtetarët në Prishtinë e prezantojnë Kosovën si “vend të mundësive” bruto prodhimi vendor për kokë banori është vetëm 4015 dollarë – gjë që është një e dhjeta e mesatares së Bashkimit Europian. Në krahasimin botëror Kosova sa i përket bruto prodhimit vendor gjendet në vendin e 104, pas Namibisë dhe Xhamajkës. Kosova po ashtu ka numrin më të madh të të papunëve në Europë.

E përjavshmja “Weltwoche” shkruan se para zgjedhjeve Thaçi ka premtuar 200 mijë vende të punës, por një gjë e tillë, sipas Bankës Botërore, është plotësisht jorealiste. Një përfaqësues i Bankës Botërore ka deklaruar për “Weltwoche” se mbi strategjinë e investimeve të huaja Kosova mund të flasë me BE-në vetëm pas ndërrimit të qeverisë. Revista shkruan se diaspora kosovare i shikon me indiferencë zhvillimet në Kosovë: prej 700 mijë kosovarëve të shpërndarë nëpër botë vetëm 3900 persona u paraqitën për të votuar në zgjedhje.

Më Shumë

Polemika mes dy lidereve të partive boshnjake për kompensimin e dëmeve të fermerëve në Prizren

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për miratimin e raportit të Komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera,...

Përkujtohet shkrimtari dhe kritiku letrar Yrjet Berisha, në 10 -vjetorin e ndarjes nga jeta

Kanë kaluar 10 vite nga koha kur shkrimtari dhe kritiku letrar, prof. dr. Yrjet Berisha u nda nga jeta. Në këtë përvjetor të vdekjes,...

Lajmet e Fundit