16.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Wenger paralajmëron largimin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i dëshiron fat kësaj skuadre pasi të largohet nga posti aktual.

Francezi është parë shpesh si pengesë për mos-fitimin e titujve të mëdhenj si Premier Liga dhe Liga e Kampionëve.

Madje, kohëve të fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga Emirates Stadium.

“Uroj që unë kur të shkoj, klubi të arrijë sa më lartë dhe të fitojë Ligën e Kampionëve bashkë me kampionatin çdo vit”, tha francezi.

“Unë do të jem mbështetës i madh sepse ndjej se kam kontribuar për këtë klub. Ju duhet të mbani mend sepse kemi ndërtuar stadiumin, kemi pasur pesë deri në shtatë vjet probleme financiare”.

Më Shumë

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Lajmet e Fundit