6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Werner mbetet te RB Leipzigu

 

Sulmuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Timo Werner, nuk do të largohet nga skuadra RB Leipzig në fund të këtij edicioni, ka shkruar “Kicker”.

Werner 22-vjeçar, ka thënë se nuk po ndihet ende i gatshëm për t’u larguar nga RB Leipzigu, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Stuttgarti.

Ai këtë edicion është ndër sulmuesit më të mirë në Bundesligë, kurse për RB Leipzigun ka shënuar 17 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat.

“Edhe edicionin e ardhshëm do të jem pjesë e Leipzigut me gjithë ofertat e shumta që i kam”, është shprehur Werner, i cili me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2020.

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Lajmet e Fundit