13.1 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Wilderi i kërkon 20 milionë dollarë për ta lejuar zhvillimin e luftës Fury-Joshua

Tyson Fury ka thënë se nuk pret që të përballet me Anthony Joshuan në meçin e tij të radhës, pasi Deontay Wilder i ka kërkuar 20 milionë euro për t’u tërhequr dhe për ta lejuar zhvillimin e asaj lufte.

Fury dhe Joshua ranë dakord për luftën e shumëpritur në gusht, transmeton Gazeta Express.

Por ekipi i Wilderit iu drejtuar gjykatës, e cila vendosi se ai kishte të drejtë kontraktuale për t’u përballur me Furyn për herë të tretë deri më 15 shtator.

Fury ka thënë: “Wilderi i kërkoi 20 milionë dollarë për t’u tërhequr. Duket se më duhet t’ia thyej turinjtë përsëri”.

Fury e postoi këtë mesazh në Instagram mbi një video ku Wilderi shihet duke stërvitur me trajnerin Malik Scott.

 

Scott reagoi më vonë duke theksuar: “Wilderi nuk është i interesuar për t’u tërhequr për para”.

“Ai dëshiron gjak dhe jo para për t’u tërhequr”, shtoi ai.

Fury e fitoi titullon e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, duke e mposhtur Wilderin në rimeçin e shkurtit 2020, pasi lufta e parë mes tyre kishte përfunduar në barazim.

Ata duhej të luftonin për herë të tretë por vonesat e shkaktuara nga pandemia COVID-19 e nxitën Furyn të kërkojë kundërshtar tjetër.

Por pasi vonesat e shkaktuara nga pandemia bënë që trilogjia e korrikut të 2020-es të shtyhej, ekipi i Wilderit kërkoi që meçi të zhvendosej në vitin 2021.

Fury e refuzoi këtë dhe tha se do kërkonte kundërshtar tjetër. Wilderi e çoi çështjen në gjykatë, e cila ia mbajti anën amerikanit dhe i dha afat Furyt deri më 15 shtator për meçin e tretë./Gazeta  Express

Më Shumë

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që...

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Lajmet e Fundit