WSJ: Thaçi, njeriu më i fuqishëm në Kosovë

hashim thaci 3Gazeta prestigjioze amerikane Wall Street Journal ka botuar një intervistë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi. Në një intervistë të gjërë, Thaçi quhet si “njeriu më i fuqishëm në Kosovë”.

Në bisedë me WSJ, Thaçi ka thënë se dialogu I ardhshëm me Serbinë duhet të ketë angazhim të drejtëpërdrejtë të shefes së diplomacisë evropiane Frederika Mogerini, nëse dëshirohet të ketë sukses, transmeton Indeksonline.

Që të arrihet pajtimi në mes dy armiqve të kaluar, Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë punën në marrëveshjen e re në vitin e ri, Thaçi deklaron.

“Unë kuptoj se Mogerini ka një agjendë të gjerë, por Ballkani duhet të jetë prioritet I BE-së, pasi që është në oborr të BE-së” – deklaroi Thaçi pas takimit me Komisioneren Mogerini. “Nëse dëshirojmë sukses, ajo duhet të jetë në dhomë në takimet e nivelit të lartë. Ajo duhet të udhëheq bisedat”.

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit