5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

”Xhebrailat” kanë një kërkesë interesante për kryetarin Muharremaj

Kampioni i Kosovës në futbool, Ballkani, është afër të shkruaj historinë duke u bërë klubi i parë nga Kosova që kualifikohet në fazën e grupeve të garave evropiane.

Klubi nga Suhereka mbrëm kanë arritur fitore me rezultat 2-1 si mysafir i Shkupit në Maqedoni.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 25 gusht në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tifogrupi i Ballkanit ”Xhebrailat”, kanë dal me një kërkesë interesante për kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj.

Ata kanë kërkuar nga Muharremaj që data 25 gusht të jetë ditë pushimi në Suharekë, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë për ta ndjekur Ballkanin në stadium në ndeshjen historike ndaj Shkupit.

Njoftimi i plotë:

KËRKESË!

I Nderuari Kryetari yne i Komunës z.Bali Muharremaj

Kërkojmë nga ju që data 25 gusht që i bie ditë e Enjte, që në Komunën tonë të jetë ditë pushimi, për ta shijuar këtë datë historike të gjithë ne. Dhe ta ken mundësin të gjithë të vinë në këtë ndeshje historike për qytetin tonë!Me Respekt,XHEBRAILAT 1992, Suharekë

Më Shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Lajmet e Fundit