Xherdan Shaqiri krenar pasi arriti 50 paraqitje me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri dje u fut nga minuta e parë në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit, e cila ishte shumë e rëndësishme për të dyja ekipet në luftën për titull.

Por, ndeshja u mbyll ashtu si filloi, me rezultat 0:0.

Për Shaqirin, kjo ndeshje kishte më shumë domethëne. Ai arriti në shifrën e 50 paraqitjeve me skuadrën e Liverpoolit.

Në profilin e tij zyrtar në Twitter ai u shpreh krenar pas kësaj arritjeje.

“Krenar që regjistrova paraqitjen e 50-të për Liverpoolin” – u shpreh ylli i Liverpoolit.

Shaqiri u transferua në “Anfield Road” në vitin 2018 nga Stoke City, ndërsa paraprakisht ka luajtur edhe për Interin, Bayern Munichun e Baselin.

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit