26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Ylli kualifikohet në finale, ka mundur Bashkimin

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23) për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke qenë në epërsi dhe çerekun e parë e përfundoi në të mirë të tij me rezultat 24:12. Por, Bashkimi u këndell në periudhën e dytë, duke u rikthyer në lojë, madje barazoi shifrat në 31:31, për të kaluar më pas në epërsi 33:35, por skuadra therandase shkoi në pushim me tri pikë epërsi 38:35. Në periudhën e tretë u zhvillua një lojë shumë interesante, derisa Ylli sërish e nisi më mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:11, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 56:46 për skuadrën nga Theranda.

10 minutat ishin tërësisht të barabartë, ku Ylli ruajti epërsinë e krijuar, derisa Bashkimi nuk arriti përmbysjen dhe në fund Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 79:69, derisa në finale e pret fituesin e ndeshjes Rahoveci – Peja. Te Ylli u dalluan Devonte Browen me 17 pikë, Egzon Kuqi me 14, Jameel McKay me 10 pikë e 15 kërcime dhe Samir Zekiqi me 10 pikë e pesë kërcime, derisa te Bashkimi më të mirët në parket ishin Stevie Clark me 19 pikë, Corey Ross me 16 dhe Terik Bridgeman me 16.

Më Shumë

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi...

“Mbroni foshnjat dhe fëmijët” – IKSHPK del me rekomandime për t’u mbrojtur nga vala e të nxehtit

Vala e të nxehtit që po dominon këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme,...

Lajmet e Fundit