13.8 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Ylli i ri i Barcelonës

Luis Enrique ka pranuar se “kompensimi” ideal i mungesës së yllit Lionel Messi ka qenë shpërthimi në kohën e duhur i mesfushorit Arda Turan. Barcelona nisi të vuajë pikërisht në fund të shtatorit, kur “Pleshti” pësoi një dëmtim në gju në barazimin 1-1 me Atletico Madrid-in. Trajneri, i cili po përgatitet për ndeshjen e së dielës me Celta Vigo-n në kampionat, pranoi ndihmesën e madhe që ka dhënë turku dhe ritheksoi se ka qenë gjithnjë i kënaqur me performancat e tij. Deri tani, Turan ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asiste.

Fatkeqësisht, vjet Messi na mungoi për dy muaj, por lojtarët e dinë se duhet të luajnë fort për të fituar titujt dhe po e bëjnë këtë. Qartësisht, Arda tani po manifeston më shumë statistika spektakolare në aspektin e golave të shënuar, por duhet të llogarisim sidomos përshtatjen e tij. Deri në janar ai nuk mund të luante, por gjithnjë kam qenë i kënaqur me performancat e tij. Mbase nuk ka qenë edhe aq spektakolar për tifozët, por ai gjithnjë ka luajtur në nivelet më të larta. Ai po përmirësohet”, – u shpreh tekniku asturian.

Duke folur për përballjen e nesërme me ish-skuadrën e tij, Enrique theksoi vështirësinë e të luajturit kundër saj. “Celta është ekip i rrezikshëm prej mënyrës së lojës që ka. E dimë se do të jetë sfidë e fortë. Ata kanë humbur disa lojtarë të rëndësishëm si Nolito, por edhe kanë blerë mirë. Rezultatet në kampionat dhe Ligën e Evropës i kanë pasur të mira”, – vijoi 46-vjeçari.

Ndeshja e së dielës ka gjithashtu një domethënie të veçantë për mesfushorin e Barcelonës, Andres Iniesta, i cili do të luajë ndeshjen e 600-të me fanellën katalanase. Trajneri i tij nxitoi për të thënë fjalët më të mira për veteranin spanjoll. “Edhe unë kam luajtur me të, kështu që kam dyfish arsye për ta falenderuar për numrin 600 dhe shpresoj dhe e di se do të jenë edhe më shumë. Askush nuk do ta mbante mend po të ishte një lojtar i tmerrshëm, por ka qenë i mirë. Kushdo që shijon futbollin mund të kënaqet duke parë Andresin duke luajtur.”

Më Shumë

Nuk e di çfarë t’i them dhembjes

Enver Sulaj Martirëve të Korishës, në përvjetorin e rënies Kush e ndali diellin mbi këto kodrina Kush i zuri pritë rrugëtimit drejt shpresës? Në sytë e flakës ra...

26 vjet nga masakra e Korishës ku forcat serbe përdorën civilët si mburojë, familjarët kërkojnë drejtësi

Familjarët e viktimave civile, që patën pësuar 26 vjet më parë nga bombat e NATO-s, pasi janë përdorur si mburojë nga forcat serbe në Korishë...

Lajmet e Fundit