13.2 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

Ylli triumfon në sfidën verdhezi

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim me shifrat 77:88 (22:18, 16:28, 22:19, 17:23), në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, derisa kjo pjesë përfundon 22:18 për vendasit. Megjithatë, në periudhën e dytë shumë më të mirë ishin mysafirët. Ata krijuan epërsi deri në 14 pikë, 32:46, derisa pjesa e përfundon 38:46.

Pejanët ngushtuan shifrat në periodën e tretë në 49:54, por therandasit sërish u shkëputen në 10 pikë, 52:62, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:65. Ylli e kontrolloi lojën edhe në 10 minutat e fundit, ku epërsinë më të lartë e kishte 14 pikë, 63:77, derisa në fund triumfoi 77:88. Duket theksuar se të dy skuadrat kishin mungesa për shkak të lëndimeve, si Dardan Berisha te Peja apo Gëzim Morina, Wilbekin e Demetris Morant te Ylli.

Te Peja u dallua Brandon Walters me 31 pikë e 17 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 20 pikë e 13 kërcime, Valon Bunjaku me 24 pikë e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 17 pikë e shtatë kërcime.

Peja ka 12 fitore dhe nëntë humbje, kurse Golden Eagle Ylli 14 fitore dhe shtatë humbje.

Më Shumë

Kampioni kundër nënkampionit

ProCredit Superliga vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante. Derbi i javës zhvillohet të dielën, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi, raporton PrizrenPress. Duelet e...

Qazim Thaçi – Zëri poetik nga Prizreni që mban gjallë kujtesën kombëtare

Nga Nexhbedin Basha Gazetar & poet Qazim Thaçi, poet dhe gazetar nga Prizreni – qyteti që shpesh quhet "kryeqyteti historik i shqiptarëve" dhe Ambasadot i Çaqes...

Lajmet e Fundit