22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Ymer Berisha: Po qeverisim me vlera të përparuara demokratike

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha ka thënë se Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të punojë për konsolidimin e një qeverisje lokale me vlera të përparuara demokratike.

“Komuna e Prizrenit në vazhdimësi është duke eksploruar format dhe modelin më të avancuar të të qeverisurit demokratik në mënyrë që këto pritje të qytetarëve të saj ti bëjë realitet. Pikërisht strategjia për informim, komunikim dhe pjesëmarrje të qytetarëve e cila po promovohet sot, është kontributi i radhës i komunës së Prizrenit për ta komplementar legjislacionin e nevojshëm i cili i mundëson asaj avancimin e kapaciteteve për ti dinamizuar dhe strukturuar përpjekjet e vendosjes së një qeverisjeje ku qytetari i saj është në qendër të vëmendjes” ka thënë Berisha.

“Pritjet e qytetarëve të komunës së Prizrenit në vazhdimësi janë të fokusuara në veprimtari transparente, llogaridhënëse, përgjegjëse, gjithëpërfshirëse dhe jo diskriminuese të autoriteteve të pushtetit lokal. Këto në të njëjtën kohë paraqesin parimet bazë të punës së autoriteteve të pushtetit lokal dhe të komunikimit të tyre me qytetarë”.

Sipas tij, synimi i përgjithshëm i strategjisë për informim, do të jetë komunikim dhe pjesëmarrje qytetare

“Strategjia për informim, komunikim dhe pjesëmarrje të qytetarëve synon që të shërbejë si udhërrëfyes dhe model për përdorimin e pjesëmarrjes së qytetarëve, si qasje që kontribuon që pushtetet lokale të jenë më efektiv në angazhimin e qytetarëve, mundësi kjo që ofron hapësirë për qytetarët që ata të japin kontributin e tyre dhe të bëjnë nisma nga baza në nivel lokal, e që do të shpijnë në shtimin e vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive, dhe si model i partneritetit që e krijon konceptin lokal të pjesëmarrjes së qytetarëve që mund të përdoret për të kombinuar përpjekjet e përbashkëta të pushtetit lokal dhe qytetarëve për arritjen e qëllimeve të tyre të përbashkëta”.

“ Natyrisht që informimi, komunikimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve ndikon dukshëm në rritjen e transparencës së institucioneve të qeverisjes lokale karshi qytetarëve të saj dhe e mbanë atë më të përgjegjshme në sjelljet dhe veprimet e saja. Një informim dhe komunikim efektiv si dhe një pjesëmarrje e zgjeruar e qytetarëve në jetën institucionale dhe proceset vendimmarrëse, e ngushton hapësirën për boshllëqe institucionale dhe veprime në kundërshtim me parimet e vetëqeverisjes lokale”.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë që të punojë për konsolidimin e një qeverisje lokale me vlera të përparuara demokratike, dhe e cila kujdeset për të gjithë qytetarët e saj pa dallim përkatësie etnike, fetare dhe politike.”

“Strategjia komunale për informim, komunikim dhe pjesëmarrje qytetare është sponsorizuar nga Zyra për Informim me Publikun e komunës së Prizrenit, dhe hartuar në bashkëpunim me Akademinë për Trajnime dhe Asistencë Teknike nga Prizreni”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Totaj: Ndërtimi i shtegut drejt Kalasë ruan trashëgiminë kulturore dhe rrit zhvillimin turistik të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri të ditur se vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në Kalanë...

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit...

Lajmet e Fundit