22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Isa me minus 15 deputet nuk po arrin ti garanton Thaçit presidencën!

isa mustafa ne kuvendIsa Mustafa duket se do ta këtë të vështirë që ti siguroj Hashim Thaçit votat e mjaftueshme për tu bërë president i vendit ashtu sikur parasheh marrëveshja e koalicionit qeveritarë mes dy partive. Thaçi në anën tjetër, tashmë e ka saktësuar se nuk do të hyjë sikur në një provë në votim në Kuvend nëse votimit i tij nuk do të ishte i garantuar.
Shenjat e para të mosbesimit ndërmjet partnerëve të koalicionit, tashmë janë duke qarkulluar.

Shqetësimet se koalicioni LDK dhe PDK nuk i ka punë fort mirë, i ngriti në të besueshme vet kryeministri Isa Mustafa, i cili sot deklaroi se LDK- ja do ta voton Hashim Thaçin për President.

Arsyeja e reagimit të Mustafës duket të jetë e qartë: PDK dyshon ose frikësohet se në këtë moment janë të paktën 15 deputet të LDK-së të cilët nuk do të ngritin dorën për zgjedhjen e Thaçit. Të mos harrojmë 9 deputet të LDK-së madje nuk e patën votuar as Isa Mustafën për kryeministër në shenjë pakënaqësie me koalicionin e arritur. Ky numër me kalimin e kohës mund të rritet edhe më tutje meqenëse votimi është i fshehtë dhe kjo mund të vështirësoj edhe më shumë përzgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit. Për më tepër koalicioni që dy partitë shqiptare ka me Listën Serbe, nuk parasheh askund dhe në asnjërin pikë obligimin për votimin e presidentit të ri. Thaçi, tashmë sipas burimeve të Gazeta Blic, ka filluar të përmend tek ndërkombëtarët se nuk ka interesim për të qenë president i vendit.

Pikë tjetër e mosbesimit dhe pakënaqësisë mes dy partnereve duket të jenë edhe disa veprime të fundit të ministrave të LDK-së. Sipas këtyre burimeve në PDK, nuk janë aspak të kënaqur me një seri “pastrimesh” nga ana e ministrave të LDK-së, e më së shumti me ato në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit.
Me një vendim krejt të papritur dhe juridikisht të dyshimtë dje u shkarkua nga posti i drejtori i Teatrit Kombëtarë, që atje ishte emëruar nga PDK-ja dhe që nëpër media ishte shkruar të jetë edhe mik i Kadri Veselit.

PDK i sheh këto pastrime si pjesë të fushatës së brendshme zgjedhore në LDK-së, ministrat e së cilës po bëjnë luftë me të për të rritur fuqinë e tyre brenda partisë.
Kjo punë është shqetësim i madh edhe për faktin se njëra nga arsyet që kanë dërguar drejt krijimit të një koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, ka qenë edhe ruajtja e interesave dhe pozitave shtetërore të partisë më të madhe.
Në këtë frymë, PDK u detyrua të ja ofroj LDK-së postin e Kryeministrit dhe ndarjen e barabartë të posteve qeveritare- ndonëse ajo doli e dyta nga zgjedhjet.
Vendi kështu mund të hyj në një krizë të re qeveritare!/Gazeta Blic/

Më Shumë

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Lajmet e Fundit