10.7 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Ymeri: Nuk ka burg e as kërcënim që na zmbraps

Kreu i VV-së, Visar Ymeri ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se kryepolicët e “Zajednicës”, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë vendosur tërësisht në funksion të një projekti kriminal – themelimin me çdo kusht të Zajednicës për Vuçiqin e Daçiqin.

Ai më të tej thotë se ky bashkëpunim i kryepolicëve me kryeparamilitarët kriminelë të luftës, Vuçiq e Daçiq kërkon rrënim të Republikës.

“Ashtu siç filloi Thaçi ta çmontojë Republikën në marrëveshjet me Daçiqin (fusnotë e Zajednicë) ashtu po vazhdon Mustafa me Vuçiqin për t’ia dhënë goditjen e fundit kësaj Republike”, tha më tej Ymeri.

Mustafa dhe Thaçi, sipas Ymerit, e quajtën kriminal aksionin opozitar në Kuvendin e Kosovës si dhe deputetët e opozitës së bashkuar i quajtën kriminelë, dhe të njëjtit nuk i kanë quajtur dhe nuk i quajnë kriminelë Vuçiqin e Daçiqin me të cilët kanë bërë marrëveshje, ani se këta janë pasardhësit politikë të Sheshelit e Milosheviqit dhe ishin vetë në pushtet në Serbi në vitet ’98 e ’99 kur në Kosovë kryhej gjenocid kundër shqiptarëve.

“Me ato marrëveshje me kriminelët e luftës Vuçiq e Daçiq, Mustafa e Thaçi ia shpejtuan Serbisë rrugën drejt BE-së e ia zgjeruan asaj ndikimin në Kosovë. Dje, zyrtari i Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, bashkë me ministrin Lubomir Mariq të Isa Mustafës, në Zveçan e ngritën përmendoren e bronztë të Kral Milutinit. Asnjë fjalë nuk e thanë Mustafa e Thaçi për këtë dhunë mbi Republikën e Kosovës. Nuk ka gaz e sprej lotsjellës që krahasohet me Kral Milutinin”, tha Ymeri.

Sipas Ymerit, shteti policor i ‘Zajednicës’ nuk do të ketë sukses dhe se kryepolicët e ‘Zajednicës’ do të gjunjëzohen.

“Ne nuk do të ndalemi. Nuk ka burg e as kërcënim që na zmbraps”, tha në fund Ymeri.

Më Shumë

Prizreni ndalon aktivitetet e gjuetisë për sezonin 2025–2026

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Prizrenit ka njoftuar se për sezonin e ardhshëm 2025–2026 ndalohet zhvillimi i çfarëdo aktiviteti të...

Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh të dyshuarit, B.Sh., për kryerjen e veprës penale “Marrja e...

Lajmet e Fundit